April 3, 2024 in FOTOEKSPOZITA KOMBETARE

UDHETIM PA SHPENZIME NEPER ATDHE

  Edhe pak muaj  dhe mbushen plot 80 vite  nga dita clirimit te atdheut.

  Brezat e shqiptareve  kane para syve  histori, ngjarje, njerez te zakonshem , deshmore dhe heronj,, shtepi ne flake dhe uzina e fabrika, mitingje te dhunshme dhe flake ne pyje dhe fshatra. E keshtu pa fund. Po cfare po u leme pasardhesve  tane pas 80 vite paqe ?

    Nga  mediat , sot cdo qytetar eshte ne dijeni te ndryshimeve  qe klane ndodhur  neper atdhe.Por jo gjithcka ka patur dhe ka vemendjen e  medieve tona.Ato jane me shume  komerciale sesa atdhetare  dhe zhvillimore.. Mire a keq , ato publikojne  dhe shkruajne per ate qe i paguan , per ata qe u  sjellin para.

    Ejalpartner.com per nder te ketij eventi te madh  ka marre persiper  te cele nje cikel fotoekspozitash per realitetin e sotem. Per ate cka shohim me syte tane.Gjithkush e ka te lehte te beje krahesimin : si ishim , si jemi e ku shkojme. Nuk jane bere cudira , por nuk mund te mbyllim syte  dhe te luajme rolin e te verberit. Duke pare  se cfare eshte bere nga industria e ndertimit  themi  me mirenjohje : Europa eshte ketu ! Shohim  zhvillimin e turizmit , bukur mire ! Shqiperia  brenda nje viti pret dhe perciell 10 milione turiste dhe ne , te gjithe themi : Europa esnhte ketu ! E keshtu me radhe.

Nje cikel fotoekspozitash per cdo sektor te ekonomise, shendetit publik, arsimit, kultures apo tregtise. Pa harruar prodhimin. E gjitha do te jete nje udhetim i bukur  neper Shqiperi , qe askujt nuk i kushton as 10 qindarka. Vetem pak kohe  ne oret e lira.Vetem pak kohe , te hyje ne mjediset  ku do te celet fotoekspozita  dhe te shikoje  atdheun e vet.

    Fotoekspozitat do te celen te gjitha ne Tirane , por secila prej tyre  do te ricelet  edhe ne 5 apo 6  qytete te tjera te vendit.Ne kete menyre , nuk do te mbetet asnje qender urbane e vendit pa gezuar  kete “dhurate” qe u ben njerezve  ejalpartner.com

    Eshte nje udhetim i bukur neper Shqiperi dhe askush  nuk do te shpenzoje  asgje…Cdo fotoekspozite do te jete e hapur 30 dite edhe ne hapesirat e platformes sone dixhitale http://www.ejalpartner.com

    Ate  mund ta shikoni nga shtepia  !

    Ate shiheni  nga ekrani i vogel i telefonit  tuaj, mobil. Vetem klikon i tek : ejalpartner.com

     Sado i pasur , sado  varfer – atdheu  eshte atdhe ! Ne te gjithe i takojme atij!…Ne kete toke kemi jeten , ketu kemi edhe vdekjen nje dite,,,Ketu do te leme pasadhesit.Le te shpresojme  qe mos na qortojne shume.

Leo Cami   



By browsing this website, you agree to our privacy policy.
I Agree