April 3, 2024 in NJOFTIME

LIBRI MAT SHOQERINE

       – Guide njohese rreth  stafetes se librit “Fjala per te  ardhmen”  –

    Stafeta e librit ” Fjala per te  ardhmen” do te jete nje veprimtari mbarepopullore , qe vijojme ta pergatitim me kujdes te jashtezakonshem ne cdo detaj. Le ta perfytyrojme  per nje cast se ajo eshte si akrepat e ores qe mbajme ne dore.Ata dy krahe imcake jaane edhe dy gjallesa  me fuqi te jashtezakonshme . Jane mates te pagabueshem  dhe te palodhshem te cdo minute,ore, jave, muaji, viti  dhe shekulli.

     Libri “mat” shoqerine.Ai, natyrisht, “mat” edhe individin.Marredhenia  e qytetarit dhe shoqerise me librin  eshte nje mates i palodhshem dhe i pagabueshem i aftesise se tyre per te punuar per te ardhmen. Eshte mates i potences se cdo qytetari per te hyre  dhe per t’u perballur me sffidat  per te ndryshuar boten.Gjithmone per mire. Qe ajo te jete me pak vrastare,me pak zhgenjyese, me humane dhe me e begate. Ne kete beteje te perjetshme te njeriut , ate  askush nuk mund ta ndihmoje  me shume e me mire  se libri. Edhe nena , me gjithe fuqine e jashtezakonshme  te dashurise hyjnore te saj per ate qe ka sjelle ne jete ,vjen casti  qe ajo i lutet librit qe ta ndihmojne njeri-tjetrin. Gjithe shoqerine  disa miliardeshe te ndare ne qindra gjuhe, te gjalla e te vdekurate shkruara  ne pllaka guri, neper papiruse, mbi metale, mbi qeramike deri sa erdhi shpikja e madhe e letres. Ajo soli librin , na solli mijra  e miliona  autore librash.Secili nje udherrefyes  per te ndihmuar njeriun qe ai te ndryshoje boten ne te mire te te gjitheve.Shkencetaret, filozofet, historianet, shkrimtaret, poetet  dhe jo

vetem jane  dhuruesit me te medhenj te njerezimit.

       Ata i kane dhene fuqi te re te jashtezakonshme  mendjes  dhe kujteses se njeriut.Kjo eshte dhurata e pare, e madhe , e pacmueshme! Nese ne e duam Driterone apo Kadarene , per  shembull, ne te vertete ajo eshte mirenjohja  jone per ta, per dhuraten  qe na kane bere ne bashkekohesve te tyre, kudo qe te jene. Ata  dhe shume shkrimtare e poete , te vjeter e te rinj, na kane falur  nje atdhe tjeter : me te bukur sec e kemi.Nje histori me te lavdishme  e me krenare sec e kemi! E keshtu me radhe.Plot dhurata te tilla te medha.

     Pa plejaden e shkrimtareve  dhe  studiuesve te shquar  te viteve 1950-2000 nuk do te kishim sot  nje bashkejetese te re te njeriut me lirine dhe te drejtat e tij. Dhuruesit e medhenj na falen librat e tyre dhe ne u kemi  dhene  dhe u japim mirenjohjen tone. Ata na dhane fjalen sesi te bisedojme e te dialogojme per te ardhmen.Kjo eshte arsyeja madhore  qe stafeten : libri “FJALA PER TE ARDHMEN”

po e pergatitim  dhe organizojme  me perkujdesjen  me te madhe te mundshme. Casti i fillimit te saj do te jete kur te gjenden  librat e stafetes ne treg , prane lexuesve  shqiptare, por edhe turisteve te huaj qe priten te jene  neper Shqiperi. Natyrshem ,disa nga titujt, te kushtuar posacerisht per turistet , do te jene ne gjuhe te huaja , kryesisht ne gjuhen angleze.

   Permes stafetes ne deshirojme te zgjojme nje dashuri te re  , me te fuqishme e qellimplote te shoqerise, te individit me librin .Te huajt , turiste nga Europa dhe nga te gjitha kontinentet , le ta shohin me syte e tyre kete dashuri mbarepopullore  per librin dhe kulturen boterore, te cilen shqiptaret  e kane si etjen per ujin.Kjo dukuri qytetare do te ndikoje fuqishem ne respektin e tyre ndaj vendit  dhe imazhin  per virtytet  e qyteterimit te sotem shqiptar. Kjo do te jete edhe nje dhurate  e bukur modeste  qe i bejme vendit dhe miqve, pervec dhuratave  qe do te fitojne edhe ata si pjese e shorteve  qe do te organozoje  bordi i stafetes.Jemi besimplote  se dicka do te arrijme, qofte edhe duke bere nje hap perpara.Rendesi ka levizja, prishja e vendnumurimit.Nje hap i shoqerise eshte nje ngjarje historike. Eshte krenari ti sherbesh nje qellimi te tille !

      Po stafeta cfare do tu dhuroje lexuesve ?

  Ata nuk presin dhurata , por ato po ua premtojme ne, organizatoret e stafetes.Marredhenia  sa me e ngushte e shoqerise me librin nuk eshte thjesht nje levizje kulturore, por eshte njeheresh edhe levizje e ndergjegjshme atdhetare.. Kjo eshte vlere e cmuar per cdo komb , por per ne eshte shume here me teper  sesa nje vlere.Ne jemi nje shtet i vogel por nje komb i madh. Ne nuk jemi qendra e botes , por per ate cfare i kemi dhene asaj, kemi te drejte te kerkojme  te na ktheje  ato vlera te neperkembura, te mohuara apo te grabitura. Nje komb, nje popull nuk e bejne te madh territoret , hapesirat ku jeton.Te tille e bejne vetem hapesirat e lirise.Ajo eshte  si universi, nuk ka kufi. Libri eshte nje udherrefyes i shkelqyer i lirise .Kete na mesoi Rilindja jone Kombetare .Kete na mesoi edhe shekulli qe lame pas.Kjo tradite nuk mund te lihet pas dore, kur sfidat e sotme  globaliste  jane sfida egzistenciale.Per  te gjithe , por se pari per  shtetet e vegjel.Por nje popull i lire nuk tjetersohet, ai mbijeton me dinjitet.Eshte kjo nje nga arsyet qe ne i drejtojme me respekt e perulesi  apelin tone cdo qytetari : Bashkohuni  me ne ne stafete !

    Libri e ben njeriun nje luftetar te paepur  ne mbrojtje te lirise se vetvetes. Por edhe te shoqerise e te atdheut. E , kjo nuk behet brenda dites .Eshte nje proces perditesimi  emocional i unit te njeriut  me deshirat e tij per te shprehur plotfuqishmerine e  vet  dhe vullnetin  per te sfiduar boten reale. Per ta ndryshuar ate ne dobi te se ardhmes .Dhuratat e tjera dote jene ato me elitare  qe gjenden  sot ne treg dhe qe i sherbejne  drejperdrejt  rritjes e zhvillimit te personalitetit te njeriut.

    Surprizat ua shtojne me shume vleren dhuratave !



By browsing this website, you agree to our privacy policy.
I Agree