April 3, 2024 in OFERTAT

KONKURS KOMBETAR PER FOTOGRAFITE ME TE BUKURA

                                 – njoftim publik –

     Se shpejti , industrise se turizmit shqiptar do t’i shtohet  nje  operator i ri: platforma  dixhitale http://www.ejalturist.com

     Ne hapesirat  e ketij portali do te jene te publikuara imazhe  nga cdo qytet e fshat i Shqiperise, nga bregdeti dhe malet . Do te jete bukuria e Shqiperise  ne ekranet e telefonave dhe kompjuterave tuaj. Per ta pasqyruar sa me bukur kete kete ” xhevahir te fshehur te Europes ” kerkojme ndihmen e cdo pronari te subjekteve  turistike , te cdo vizitori , qe ti bashkohen fteses sone per te marre pjese  ne :

                KONKURSIN KOMBETAR TE FOTOGRAFISE

   Dergoni  nje fotografi  online dhe mos harroni te shenoni  emrin tuaj , adresen e sakte  te lokacionit, nje nr telefoni celular dhe nese  mundeni edhe nje adrese e mail ‘

    Dergoni nje set fotografish  dhe ju  jeni pjestar ne konkursin kombetar te fotografise. Ju lutemi pas cdo fotoje qe keni percielle online shenoni emrin e derguesit, adresa kontakti dhe mundesisht cdo foto te kete dicituren e vet.

    Fotografite me te bukura do te publikohen ne portalin http://www.ejalturist.com , te shoqeruara me emrin e autorit dhe me shenimin: Konkursi kombetar i fotografise.

Publikimi do te behet per te marre pelqimet e vizitoreve per fotografite me te bukura.

Bazuar ne vleresimin e publikut  dhe te bordit te konkursit ,   do te shpallen edhe autoret fitues.

    Per cdo foto te derguar per  konkursin , portali http://www.ejalturist.com nuk ka asnje detyrim per pagese ndaj autorit per publikimin e saj. Detyrim do te kete vetem qe ne cdo foto te publikuar te  shenohet emri i autorit te saj.

     Fituesit e konkursit do te shpallen me 1 nentor 2024 dhe  emrat e tyre do te publikohen ne portal ne te njejten date.

     Fituesi i cmimit te pare do te shperblehet me 1500 euro

     Fituesi i cmimit te dyte do te shperblehet  me  1 000 euro

     Fituesi i cmimit te trete do te shperblehet  me 500 euro.

 Fotografite tuaja ku shpalosen bukurite e atdheut  me siguri do te ndikojne  edhe ne  rritjen e numurit te turisteve qe do te vine pergjate ketij viti ne vazhdim. Ne zhvillimin e turizmit  secili mund te jape kontributin e vet. Dergoni, dergoni, dergoni fotot  me te bukura  qe realizoni  nga cdo vend , nga cdo cep i atdheut ku  ndodheni.

      Fotot mund te nisen online tek : [email protected]      Faleminderit te gjitheve !



By browsing this website, you agree to our privacy policy.
I Agree