April 3, 2024 in BASHKEBISEDIM

DO INTEGROHET SHQIPERIA , JO QEVERIA !

    E pa besueshme, por e vertete !

   Mbi 540 mije shtetas te Shqiperise , sipas  nje studimi te publikuar para pak ditesh , ne fund te viitit te kaluar , ishin  te papune dhe nuk kerkonin fare te punonin.Pra, as punojne dhe as duan te punojne. E persertem faktin  thjesht  per te thene me ze te larte se kjo “eshte e pabesueshme”.!

    Disa pyetje enigme te lindin vetvetiu.

   Si e perceptojne  bashkekombasit e mi integrimin ne BE ?  Si integrim ne arsim, ne teknologji, ne prodhim, ne sigurine ushqimore  , ate te sigurise  apo si shtrim pjatash mbi tavoline  ku taksapaguesit  europiane  hedhin cdo gje  qe deshirojne te pertypin shqiptaret ?

   Pse nuk duan te punojne shqiptarert ? Secili prej tyre ( 54O mije vete te moshes nga 15 vjec deri ne 65 vjec ) hane, pine  dhe vishen si europiane. Nga qielli nuk kane rene thase me dollare, euro, me paund apo franga zviceriane. Atehere ,kuptohet se jetesa  e secilit ka burime te dyta , te treta  apo edhe me shume. Remitancat  per vitin 2023 arriten kuoten me te larte historike, 1.2 miliarde euro ! Keto erdhen permes  kanaleve bankare apo agjencive te ndryshme financiare. Sidoqofte ky burim zyrtar  te ardhurash  nuk eshte i mjafshueshem . Ndoshta kane ardhur edhe 1.2 miliarde jashte rrugeve  bankare,cash ne dore ! Apo fshehur nen sedilje etj etj.

    Mos harrojme: edhe ata qe punojne  ne sektorin privat  ose  ne ate publik,ankohen se shperblehen pak , ose sa per t’u gjendur “Kola ne pune”. Pra, te gjithe jane nevojtare per me shume te ardhura ditore, mujore e vjetore. Cudia me e madhe  eshte se gjate vitit 2023 bashkekombasit tane  shpenzuan per turizem jashte vendit  shumen 2.4 miliarde euro.

    Gezohesh per nje fakt te tille , por kete buxhet turistik kombetar mos e mbushin abuzimet  me tenderat,vjedhjet apo interesat  legjitime te depozitave bankare.? Portofoli kombetar i kursimeve  ka kapercyer  mbi 1.2 trilione leke qe i takon  nje e ardhur neto vjetore prej 4 000 eurosh  per fryme , duke e quajtur te mireqene  se ne kete vend jetojne plot  3 milione shtetas shqiptare.Ose 10.95 euro per cdo dite te vitit  per fryme. Atehere le te pyesim : A ka vertet te varfer  ne Shqiperi ? Pa dyshim qe ka , sepse  pasuria eshte ne duart e pak njerezve. Nese ka  probleme me shperndarrjen e te ardhurave, qeveria duhet te veproje , permes politikes fiskale nje pjese te kesaj  pasurie  t’ua kaloje shtresave ne nevoje.Mekanizmat jane  , ato plotesohen dhe persosen kur eshte qellimi i mire dhe human. Per shembull taksa mbi te ardhurart nga interesat bankare mund te jene me te larta sesa jane sot.

    Po 540 mije shqiptare si mund te futen ne pune ?

    Nese zerohen trafiqet e narkotikeve dhe te prostitucionit , shume  kanale te tjera te nendheshme , ata  te gjithe ose pjesa me e madhe e tyre do te shkonin ne pune sepse  “stomaku nuk ka veshe”. Mund te kete edhe arsye te tjera pse mbi 540 mije frymore  nuk jane ne pune dhe nuk kerkojne pune. Mund te kete arsye profesinale , 

arsimore e keshtu me radhe. Por detyra  eshte qe ne ( dmth qeveria dhe shoqeria civile) duhet ti dije , nje per  nje arsyet e ketij parazitizmi shoqeror. Perseri eshte detyre e tyre qe hap pas hapi  te  shkojne te gjithe ne pune .Nese ka ende vende te lira  pune atehere le te vine edhe ata punedashesit nga Bangladeshi, India, Egjipti apo nga vende te  tjera si Kina. Parazitizmi sjell krim.

    Parazitizmi  shkateron  shtetin dhe kombin

    E gjtha sa thame e shkruam eshte nje kembane e madhe , e fuqishme. Dakord , qe ne BE do te integrohet  Shqiperia, ;por e para duhet te integrohet  qeveria. Qe ajo te punoje e te sillet si nje qeveri  europiane ( daneze, holandeze, gjermane, suedeze po deshet , etj ) Me pastaj eshte me e lehte te  integrohet  ne BE shoqeria dhe Shqiperia

Me emira eshte te ecin bashke , ne nje hap.

     Lucas Albanezi



By browsing this website, you agree to our privacy policy.
I Agree