DETYRA KOMBETARE ,ZGJIDHJE NDERKOMBETARE
![](https://ejalpartner.com/wp-content/uploads/2024/04/DETYRA.avif)
Do te krijohet, por kur, Dhoma Ekonomike Kombetare ( Sic e kane te gjitha vendet demokratike ) .Kryeministri e cmoi shume te vonuar kete nisme.E ardhmja ? Ndoshta do te ndikoje edhe perthithjen e investimeve te huaja direkte ne dobi te ekonomise kombetare per te arritur nga 2.5 ne 4-5 miliarde euro ne vit ! Le te shpresojme.Shpresa vdes e fundit…
Shqiperia ka nevoje urgjente per te rritur prodhimin e vet industrial. Kete e di edhe bufi ! Por a ka mundesi ? Kjo eshte nje detyre kombetare, por ndoshta zgjidhja behet nderkombetare.Pra, nga investimet e huaja. Nentoka jone ka edhe titanium, mineral i cmuar se shumti nga aeronautika dhe jo vetem. Cmimi i ketij minerali ne bursen e sotme eshte ne steke te larte.Nje specialist i mireinformuar per venien ne shfrytezim te ketij resursi ,e cmon se ky synim do 150 – 200 milione euro. Nje fond i tille mund te behet gati shume shpejt edhe ne Shqiperi permes nje bashkesie firmash ose me fonde te buxhetit te shtetit. Por…kur del “gogoli” teknologji atehere duhet te pranojme se zgjidhja , se pari, duhet te jete nderkombetare.Permes nje investitori te huaj. Ai mund te jete gjerman, frances,italian e keshtu me radhe. Po kur dhe si do ta gjejme kete investitor te deshiruar ?
A kemi nje studim shterues mbi rezervat gjeologjike ?
A kemi nje studim mbi infrastrukturen per te shkuar ne “zemer” te kesaj miniere , afro 100 km larg Tiranes ?
Pyetje te tjera duan pergjigje te tjera dhe vetem atehere afishojme oferten per investitoret e huaj , i cili nese bindet per sigurine ligjore qe ofron vendi yne , nuk ka pse te mos vije e te fitoje miliona e miliona.Fati i tij, risku i tij.
Ne kemi prej vitesh Agjencine e Burimeve Natyrore.Ne arkivin e saj , besojme e shpresojme, se jane edhe shume xhevahire te tjera te pasurive tona nentokesore. Per secilen prej tyre , meqe nuk jemi ne gjendje sot per sot t’i veme vete ne shfrytezim, atehere na duhet t’i themi investitorit te huaj : Welcome ser ! Eja fito miliona ne Shqiperi …
Ama, ai/ata duan oferten paraprake te bazuar ne studime , jo ne perralla kafenesh apo zyrash.Kur shefi i qeverise deklaron se synojme 2.5 – 4 mld euro investime te huaja direkte ne vit, une /ne nenkuptojme se keto studime jane gati ose jane ne proces.Atehere detyra kombetare per te forcuar ekoniomine do ta gjeje zgjidhjen nderkombetare. Dhoma Ekonomike Kombetare permes rrjetezimit me simotrat e veta ne te gjitha vendet demokratike mund te jap ndihmesen e vet ne shenjimin e kompanive prestigjioze te fushes.
Keshtu mund te arsyetojme per nje rrjet te gjere , te ri fabrikash e uzinash qe te “zevendesojme” ato 500 – 600 qe u shkaterruan dhe u shiten per skrap me urdher te paguar ballkanik apo me porosi honorifike nderkombetare. Prodhim industrial jo vetem per Shqiperine , jo vetem per Kosoven apo vendet e BP, por per te hyre ne tregun europan e ne ate global.Nese shteti ( qeveria ) e leshon kete kushtrim atehere shqiptaret jane gati ! Intuita dhe aftesia e tyre e jashtezakonshme per te bere biznes nuk njeh kufi. Kete cilesi po e nxjerr ne pah koha, here nga fronte mbreselenese dhe here nga fronte turperuese te krimit.
Nese ne vertet e besojme endrren europiane te anetaresimit te BE, duhet te bejme nje hop te madh ne prodhjimin industrial sepse ne tregun e perbashket te BE-se nuk do te hyjme me cifteli apo me fustanellat dhe opingat me xhufke. Integrimi ne BE nuk eshte thjesht nje enderr politike .Nese e cmojme si te tille ai nuk realizohet kurre.Duke u zvarritur duhen disa breza qe ta bejne endrren ,. veper !
Ejalpartner.com