March 31, 2022 in HISTORIA E BIZNESIT SHQIPTAR

AMBASADOR I PAAKREDITUAR

AMBASADOR I PAAKREDITUAR

Hamit Leskaj Bolena

Në fund të shëtitores “Republika” në qytetin magjik të Korçës ndodhet një lëndinkë e vogël , të cilën vendasit, brez pas brezi, e quanin “Lëndina e lotëve” Siç dukej aty ishte vendi i ndarjes: I nënës me djalin ,i burrit me gruan e fëmijët, i vëllait me motrën . Korçaret i hipnin “pamporit” nga Selaniku ose nga Stambolli dhe nuk mbyllnin sytë deri sa të shkelnin truallin e ëndrrave të premtuara… Sot lëndina e lotëve është në aeroportin ” Nënë Tereza” , në portin e Durrësit e të Vlorës, është në çdo pikë kalimi kufitar. Tashmë, për mirë a për keq, çdo qytet e çdo fshat i Shqipërisë ka lëndinën e vet të lotëve e të shpresave. Këtë plagë shpirtërore e kanë përjetuar brez pas brezi shqiptaret .Varganë njerëzish drejt Rumanisë e Turqisë ; varganë të tjerë drejt Italisë dhe Greqisë, e më pak në Amerikë e në Australi.Në Egjipt , kur ishte gjallë Çajupi , e më pas kur vajti Naltmadhëria ynë i vetshpallur mbret , kishte fshatra shqiptarësh ( arnautësh ) që thuajse janë shprishur pas viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar.

Mërgimtarët e sotëm shqiptarë , që kanë në xhep një pasaportë biometrike , e kanë më të lehtë e më të bardhë rrugën e tyre. Interneti është si venat e gjakut që lidh njerëzit e dashur me njëri-tjetrin nga një kontinent tek tjetri. Por , gjithsesi, është dashuri dhe dhimbje në ekran!

– Shqiptarët , të keqen nëna, janë si dallëndyshet ! Ikin kur kanë të ftohtë të madh dhe kthehen kur moti ngrohet e mbushen pemët. Këte bisede me nënë Kezen në Salari e kam bërë para 35 vitesh. – Edhe unë kështu bëj, kur vjen dëbora në Salari zbres në Memaliaj tek vajza dhe kur këndojnë gjinkallat në Memaliaj shkoj përpjetë në Salari. As zoti nuk ta ndërron vendin ku ke lerë…

Javë më parë u njoha me një burrë energjik nga fshatrat e Lumit të Vlorës .Ai quhet Hamit Leskal ,por pas mbiemrit të parë shton edhe të dytin , Bolena. Edhe heroi im i këtij shkrimi është si dallëndyshet : Ikën nga Tirana e shkon në Norvegji, zbret në Greqi dhe peripeci pas peripecish mbërrin në Kanada dhe zë vend në Montreal. Ditën e parë që mbërriti në këtë vend të madh ishte fillikat, nuk kishte as strehë ku të prehej natës. Por fat e punë dhe punë e fat , u bë një dite pronar i 32 apartamenteve në Montreal , çecse tre punë në 24 ore bënte vite e vite ! Kështu punoi ” deri sa u hollua sa as mëma e as gruaja nuk më njihte’.

– Ditën që shkova në zyrat e emigracionit për të kërkuar strehim politik, ngrita duart lart !

I fola frengjisht atij që më pyeti : Ju lutem më ndihmoni! Bashkëbiseduesi, paksa i çuditur me pyeti :

– Zotëri pse i mbani duart lart ?

– I maj duart lart sepse jam i dorëzuar ! Ju lutem më shpëtoni jetën…

– Ne në Kanada nuk dëshirojmë që asnjë njeri të mbajë duart lart! Prandaj ulu dhe rehatohu… Po frengjishten ku e keni mësuar ?

– Kam qenë pjesë e trupës diplomatike të Shqipërisë në Algjeri për disa vite…

– Rri i qeëe zoti ambasador…Po më parë ose më pas çfarë pune ke bërë ?

– Po ju tregoj ditën e vdekjes sime të parë..

Në majë të malit të Tomorrit ,dihet nga të gjithë shqiptarët , nga bektashinjtë po se po , është varri i Abaz Aliut. Për vite me radhë Hamiti qëndroi aty si Abaz Aliu bashkë me një cetë trimash të mrekullueshëm. Në ato vite maja e malit të çuditshëm të Tomorrit ishte një pikë strategjike ushtarake dhe bolenasi ishte në krye të kësaj çete. Thuajse gjashtë muaj në vit ishin nën pushtetin e dëborës e të orteqeve. Magazina ushqimore e ushtarëve dhe oficerëve ishte pakëz larg, tek Teqeja e Kulmakut , siç i kishte mbetur emri prej të kaluarës. Largësia midis majës së malit , ku kishte në pëllëmbë të dorës të gjithë Europën dhe teqesë nuk ishte shumë e madhe , por pjerrtësia e thikshme e bënte atë të vështirë , aq më tepër që duhej çarë dëbora deri në gjoks, pa përmendur që një ose dy metra dëborë i kishe nën këmbë. Një ditë , kur Hamiti po kthehej, filloi papritur sulmi i orteqeve dhe njëri prej tyre e mbështolli me akullsinë e vetë vdekjeprurëse…Ai mund te çlirohej nga orteku kur të vinte fillim-vera , kur të shkrihej dëbora dhe akulli. Por Hamitin atë ditë e shpëtoi Abaz Aliu dhe skuadra e shpëtimit që erdhi si erë nga komanda eprore…

– Ju jeni si shalqini , – thoshte ministri i mbrojtjes pas vitit 1992 , – rrobat i kini lara-lara si shalqini, por zemrën e keni të kuqe !

Shërbimi ndaj atdheut u barasçmua si qëndrueshmëri dhe devotshmëri ndaj idealit komunist. Hamiti si dhjetra e qindra djem e burra të tjerë , idealistë dhe heronj të ushtrisë, u çmobilizua dhe u lanë në rrugë të madhe . Ironia ishte therrëse : Ju që e doni atdheun aq shumë , tani shërbejini atij si të doni !

E di ç’do të thotë LAB ?!

Lab është njeriu që para se të mbyllë sytë e të ndërrojë jetë dëshiron të jetë jashtë konakut të vet , të veshtrojë malet të këndojë me vete një këngë të shpirtit dhe t’u lërë amanet pasardhësve që pragun ëe shtepisë mos e shesin as për thesarin më të madh të botës. Ka legjenda plot sesi labi i Lumit të Vlorës vdes në këmbë e me kokën lart !

– Nuk ishte hera e parë që isha hedhur në rrugë! Jo unë ,por qindra të tjerë. Më mirë të themi mijra të tjerë.Lufta për demokraci po identifikohej si luftë kundër komunizmit dhe komunistëve. Jo si ideologji , por si hakmarrje primitive e shqiptarit ndaj shqiptarit. Veçse , i zoti, kurrë nuk mund të mbetet në mes të katër rrugëve.

Në Tiranë atëkohe u çel bar-restorant “CIPINI” dhe i dyti “BODRUMI” , pronar i të cilëve ishte Hamit Leskaj Bolena. Kanuni i pashkruar i labërisë duhet lexuar më mirë kur burri është në situata të vështira . “Labi kurrë nuk dorëzohet, ai duhet të vdesë në këmbë! ” .Por këto biznese funksionuan më shumë si “oda miqsh” sesa si njësi komerciale e për rrjedhojë, “pronari i madh” jo vetëm nuk fitoi gje , por rrezikoi të shiste edhe apartamentin e privatizuar si gjithë të tjerët .Ishte trashëgimi e rregjimit komunist të përmbysur.

Hekuri proivohet në zjarr.

Burri provohet në vullnet .

Nuk ishte hera e parë në jetë që vihej përballë sfidave marramendëse. Kur u kthye nga Algjeria , ku shërbeu si diplomat i akredituar nga shteti komunist i kohës , iu komunikua vendimi për të vazhduar misionin në shërbimin diplomatik në Kamboxhia … O, zot ! – thashë. I erdhën vërdallë , në tru e në zemër, malet e Labërisë e të Shqipërisë.Detet e lumenjtë ju derdhën si lot ne shpirt.

– Shokë të dashur, -u lut Hamikt Leskal Bolena , – për ti shërbyer atdheut , unë edhe prapa diellit shkoj. :Por , ju lutem , si vëllezër, më kuptoni… Kam një fëmijë në gjendje kritike për jetën dhe nuk mund të largohem prej saj. nëse ka mundësi më krijoni shancin të punoj në ambasadën tonë në Romë ose në Paris. Ndoshta atje , mjeksia bën…

Në moshën pesëvjeçare fëmija ndërroi jetë. Në atë kohë ky burrë zemërvrarë , por jo zemërthyer, punonte si punëtor ngarkim – shkarkimi në ndërmarrjen e grumbullimit të Tiranës. Për shkak të fëmijës që kishte të sëmurë rëndë nuk shkoi as në Tepelenë e as në Dibër ku e kishin emëruar , me një lloj posti në komitetin ekzekutiv . Pra, theu urdhërin ! Pas kësaj urdhëri ishte që të gjente punë vetë , të shkonte në fermë ose në minierë apo ku të kishte vende të lira pune. Por fati është fat ! Sapo doli nga zyra e punës atëbote , takoi rastësisht mikun e vet, Bashkim Vogli, i cili ishte përgjegjës i sektorit të kocekeve të misrit tek kthesa e Kamzës, diku…Lodhesha aq shumë sa vetëm unë e di , por askush nuk vdes nga puna. Jeta është punë dhe puna është jeta! I jam mirënjohës atij miku. Njerëzit e mëdhenj shpesh here nuk janë nën petkun e jakave të bardha. Ai ishte dhe mbetet për mua njeri i madh , një shqiptar i mirë. I mirë fare, thuaj ! -plotëson vetveten Hamiti. Sic ishte për të Bahri Harizaj , drejtor i ndërmarrjes kimike të Tiranës . Punuan bashkë disa vite , ama në kohë të vështira , rrëmuja ishte mbreti i Shqipërisë. E nderova që ditën e parë, tregon Hamiti , – dhe më mbetet mik sa të kem frymë , sa të më rrahë zemra.

Në ndërmarrjen kimike punoi si menaxher furnizimi dhe kjo punë e përgatiti për një jetë të dytë , të cilën as e kishte menduar e as e kishte çuar ndërmendt se do të jetonte midis Tiranës dhe Norvegjisë, midis Gjermanisë dhe Zvicrës ku bënte ndonjë tregti të vogël për të mbi jetuar ,midis Greqisë dhe kontinentit të poshtërimit të dinjitetit njerëzor dhe aftësive të tij nga njerëz arrivistë që për një karrike dhe emër të madh janë gati të hedhin bomba me lëndë helmuese mbi kasollen e tyre; ku jetojnë njerëzit e tij, miq , shokë, farefis , shqiptarë të vërtetë. E kjo ka ndodhur në Shqipëri , për fat të keq ! Por vetëm pesë minuta në jetën e vet Hamit Leskaj Bolena i ka ngritur duart lart. Vetëm ato pesë minuta kur u paraqit tek zyra e emigracionit në Montreal të Kanadasë.As njëherë tjetër.Kurrë. Dhe pasi derdhi detin e derteve të tij,pasi u përshkroi me imtësi dhe sinqeritet maksimal relievin e kontinentit të halleve dhe poshtërimeve njerëzore, miqtë i thanë : Zoti Hamit Lesak Bolena, nga sot e tutje je qytetar i Kanadase , si emigrant politik!

-Më në fund isha i lirë ! – thotë Hamioti i prekur thellë.

Isha i lirë në një shtet kontinent ku puna dhe mendja e njeriut çmohen në mënyrë të jashtëzakonshme.Jeta më kishte vënë përpara , tani kisha të gjitha mundësitë që unë ta vija përpara jetën time e të familjes sime! Ta drejtoja e ta udhëhiqja vetë! Tre punë në 24 orë ! Burri , arsyeton Hamiti , nga puna mund të hollohet sa ta ketë veshtirë ta njohë edhe mema apo gruaja e vet. Por tulet siç ikin edhe vinë.Vetëm turpet dhe djallëzite njerëzore kanë vetëm të shkuar., nuk kanë të ardhme. Jeta i mëson njerëzit e mirë që edhe kur kanë një hall përpiqen ta zgjidhin atë , pa i rënë askujt në qafë. Postulat fisnikërie: Kur ke një hall mos i bëj dy ! Dhe Hamiti , pavarsisht moshës dhe halleve që e ndiqnin , nuk harroi kurrë se jeta përballohet me tru e pastaj me muskuj. Në mes të viteve të trumandanës , ai mbaroi edhe shkollën në Tiranë dhe fitoi titullin avokat. Kjo i çeli edhe një mundësi të re edhe në Montreal sepse Zyra e Emigracionit i telefonoi dhe i ofroi post për të qenë pjesë e veprimtarisë së saj.

– Sa shqiptarë kam ndihmuar atje! – thotë Hamiti , – sepse ata vinin siç thoshte ajo plaka nga Salaria , vinin si dallëndyshe dhe nuk kishin fole. Jam krenar për atë që kam bërë për ata shqiptare që kanë pasur nevojë për ndihmë! Shumë më janë mirënjohës dhe më thërrasin “Daje” , ndërsa ka edhe nga ata që kapërcejnë lumin e fillojnë shajnë kalin. Ne të gjithë, -thotë Hamiti , – duhet ta ndreqim , ta korrigjojmë këtë ves! Kur shkoj tek kampingu i indigjenëve , vazhdon Hamiti , – atje në krye ka një tabelë ku shkruhet ” Këtu toleranca është zero”. Unë edhe ata i kam bërë miq. Edhe ata më thërrasin ” Daja Hamit Bolena”.

Në këtë çast nuk i mbushen sytë me lot Hamitit , por mua.!

Punë e fat !

Fat e punë !

Vitet ikin shpejt , fëmijët rriteshin. Në Montreal ai jetonte me djalin e vetëm dhe bashkëshorten. Pas një burri të fortë është gjithmonë një grua e hekurt.Vetëm gruaja e thyen burrin , por Nervini e ka ndihmuar me delikatesën, zgjuarsinë dhe intuitën e vet , duke e bërë dy herë lab, dy herë bolenas dhe shqiptar për kokën e shqiptarit. Gjithçka ecte mirë, por Hamiti kishte përballë një sfidë të re, duhej të lidhte fort djalin me punën dhe kjo betejë vazhdon . Ndërkohë ai u bë pronar i 32 apartamenteve në Montreal ! Kjo gjë i jepte qetësi e siguri , i jepte fuqi të jashtëzakonshme për t’ju gjendur Mirës , vajzës së madhe , emigrante në Gjermani dhe Eldës , e martuar në Zvicër me një djalë nga Kosova. Po si jetonin ata ? A ishin të qetë ? A ndiheshin të lumtur në dashurinë e tyre dhe me fëmijët e tyre !? Përgjigjet e këtyre pyetjeve , ai do t’i merrte vetëm duke shkelur vetë në pragun e fëmijëve të vet, tek strehëza e tyre.

_ Jo çdo dashuri rron sa njeriu !

Tund kokën e mendohet .

– Çdo vajzë shqiptare dua ti jap një këshillë prindërore., Si baba apo si gjysh. Më mirë, bija , një fund i tmerrshem sesa një tmerr pa fund ! Mira ime , pasi u divorcua, është e qetë, gati -gati e lumtur. Ka dy djem si yje. I madhi është 25 vjeç , i dyti njëzetë. Në fillim ajo ka hequr shumë ,por karakteri i fortë dhe vullneti i hekurt e nxorrën faqebardhë. Mbaroi studimet në Gjermani për psikologji dhe tani drejton një qendër të madhe shërbimi ndaj fëmijëve në nevojë ( autikë). Besoj se punon mirë sepse nuk ka shumë kohë që kancelarja Merkel i dergoi një letër falenderimi dhe një çek shpërblimi prej 30 000 euro.

E urojmë dhe bashkohemi mëndërisht me përjetimin e tij prindëror për sukseset e Mira Leskaj Bolena

– Edhe ajo qenka bërë diplomate! Ka nderuar veten por edhe ne të gjithëve.

Hamiti heton në fytyrat tona sinqeritetin e fjalës tonë e kur bindet na thotë me qetësi e me zë të brendshëm të fuqishëm : Çdo shqiptar që është sot emigrant , në çdo cep të botës , duhet të jetë diplomat, të nderojë veten dhe vendin e vet.Nëse sot janë, për shembull , mbi njëmilionë shqiptarë emigrantë , një milionë diplomat duhet të ketë Shqipëria..Secili prej tyre prej tyre mund të bëjë më shumë se një diplomat rrogëtar që e paguajnë taksapaguesit e Shqiperisë.

Hamit Bolena mbetet ende midis dy kontinenteve., nga Montreali në Gjermani. Udhëton jo si dallëndyshe por si zgalem i vërtetë. Ndërtoi në Gjermani një kështjellë dhe tre vila rreth saj ku jeton vajza me dy yjet e saj.

Me të vërtetë mahnitemi me plotfuqishmërinë e tij dhe fillojmë ta mburrim e ti bëjmë elozhe. Dy ditë më pas kur e takova i thashë se i kisha dedikuar një ;poezi , të cilën po e bëj pjesë të këtij portreti , për një njeri që e gjen kohën të vijë në plazh në Durrës , tek Shkëmbi i Kavajës e të presë shokë e miq në shtëpinë e tij edhe në Tiranë. ” Vij , thotë ai , se nuk rri dot pa Shqipërinë. Vij se dua të shmallem me shokë e miq , me

të cilët kemi kaluar shumë furtuna , me Bahriun, Fatosin , Sami Gjergjin e shumë të tjerë…

Disa jetojnë duke u ankuar tërë jetën. Disa , edhe me keq, duke qarë e duke u qurravitur. Disa jetojnë si luanë.

– E dini se çfarë është shqiptari për mua ? – na thotë Hamiti dhe vazhdon – Njeri i pakënaqur kurrë. Tërë botën të ketë pasuri , ai nuk kënaqet dhe kjo pakënaqësi është si ajo ” mbushja bërthamore” që çon në hapësirë rraketat dhe satelitët. Është një veti e çmuar dhe një ves , njëkohësisht. Ama , kjo “mbushje bërthamore” do ta lartësojë atë , atje ku shumë mendje sot nuk e imagjinojnë… Tek ky virtyt i përzjerë me këtë ves ne shohim të ardhmen e atdheut. . Kam bindje se do të jetë e shkëlqyer nëse është vend i ligjit dhe i lirisë, sic është Kanadaja dhe Gjermania.Shkëmbejmë mendime me shoku-shokun duke sjellë episode nga përvojat vetjake jetësore.

Por Hamiti nuk rri dot në vend.Edhe kur pi kafen apo kupën e verës , ai punon. Mendja e tij thurr ëndrra për të ardhmen. Dikë merr në telefon dhe hap autoparlantin e celularit.

Alo Gjon ! Si të ka gjyshi ? Flas nga Tirana , jam me miq të mi.

Po gjysh! Të përshëndes, të dua shumë…

Gjon , dëgjo gjyshin…A mund të gjesh kohë gjatë vitit që jemi për të ardhur në Shqipëri për një turne koncertesh ? Edhe në Prishtinë , por edhe në Tetovë.

Gjysh!

E di , e di… Ti , tani e ke gjithçka të programuar. Zërin tënd ta kanë “blerë” të tjerët, por jo zemrën. A mendon se mund ta bëjmë këtë turne nëpër Shqipëri? Je i ftuar nga një kompani këtu në Tiranë , janë miqtë e mi…Unë do të jem bashkë me ju , Gjyshi do të presë këtu , në Tiranë.

Gjysh , -dëgjohet zëri i ëmbël i njëzetëvjecarit Gjon Muharremi , fitues i vendit të tretë në Eurovizion për vitin 2020. Ai përfaqësonte Zvicrën.

Po , Gjon…!Të dëgjon gjyshi. !?

Unë nuk e kthej fjalën tuaj. Unë gjithmonë do të këndoj për shqiptarët.

Hamiti i bie lehtë tavolinës nga kënaqësia. Ne na mbushen sytë me lot.

Eh , sa diplomatë të mëdhenj ka sot Shqipëria !

P Xhixha



By browsing this website, you agree to our privacy policy.
I Agree